Renis Mullaj, deri më tani nënkryetar i Bashkisë së Durrësit, është emëruar drejtor i Spitalit Rajonal të Durrësit një nga spitalet më të mëdha dhe më të rëndësishme në vend. Emërimi i tij u bë pak ditë pas dorëheqjes së ish-drejtorit Ani Dyrmishi, i cili fitoi një mandat deputeti në zgjedhjet e fundit për Partinë Socialiste.
Mullaj është vetëm 28 vjeç, duke u bërë kështu një nga drejtuesit më të rinj të një institucioni të madh publik në Shqipëri. Ai mori postin e nënkryetarit të bashkisë në vitin 2022, në moshën 25-vjeçare, dhe ka një formim në fushën e drejtësisë. Përpara se të përfshihej në administratën vendore, ka punuar si jurist në OSHEE.