Aktualitet

Rëndohet bilanci nga shpërthimi i fortë në Lushnjë, një i vdekur dhe 8 të plagosur

Shkruar nga Liberale

Rëndohet bilanci nga shpërthimi i fortë në Lushnjë,

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur para pak momentesh në Lushnje në një biznes, ku bëhet me dije se një person humbi jetën dhe 8 persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar në spital. Dyshohet se mes të plagosurve është edhe deputeti i PS-së, Bujar Çela.

Tek rreth-rrotullimi i plastmasit në Lushnjë gjatë punës në fabrikë një vinçier ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim, ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH