Aktualitet

Reforma në Drejtësi, Rama në konferencë me Blinken: Ra miti i të pushtetshmit dhe monumenti i pandëshkueshmërisë!

Shkruar nga Liberale
Reforma në Drejtësi, Rama në konferencë me Blinken: Ra miti

Në konferencën e përbashkët me Sekretarin Amerikan të Shtetit Anthony Blinken, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka rrëzuar monumentin e pandëshkueshmërisë.

Ja ku jemi sot, monumenti i pandëshueshmërisë dhe miti i të pushtetshmit është rrëzuar. Kemi shumë punë për të bërë, kemi folur për sfidat, për përballimin e fenomenit të korrupsionit që duhet parë në lupën e procesit të integrimit.

Nëse sot ka një arsye të rëndësishme për të qenë më të bindur se asnjëherë tjetër për vlerën e kësaj miqësie, kjo arsye është angazhimi i partnerëve tanë strategjik në ndihmë për të ndryshuar një faqe të historisë së Shqipërisë që dukej e palëvizshme për gjithë brezin”-tha kryeministri Edi Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH