Një ndërhyrje e vështirë është realizuar me sukses nga Shërbimi i Neurokirurgjisë në QSUNT, nëpërmjet pajisjeve të teknologjisë së avancuar.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin në Facebook, duke vlerësuar dhe punën e mjekëve, të cilët realizuar me sukses heqjen e një tumori të madh epidural, një rast ky shumë i rrallë.
“Një tjetër histori suksesi nga Shërbimi i Neurokirurgjisë në QSUNT ku falë edhe pajisjeve të teknologjisë së avancuar u realizua me sukses heqja e një tumori të madh epidural, një rast shumë i rrallë, nga zona torakale (T5-T6) te një paciente 24-vjeçare me Neurofibromatozë Tipi 2.
Mirënjohje për ekipin e mjekëve: Prof. Kita Sallabanda, Prof. Artur Xhumari, Dr. Myfit Saraci, Dr. Jetmira Kerxhaliu, dhe infermieret Refije Kadiu dhe Anxhela Gjonaj”, shkruan kryeministri Rama krahas videos së shpërnfarë në rrjetet sociale.