Aktualitet

Raporti vjetor i Prokurorisë/ Olsian Çela para "Ligjeve": Përgjimet zbuluan 6 raste të korrupsionit në zgjedhje! Vlora me nivelin...

Shkruar nga Liberale

Raporti vjetor i Prokurorisë/ Olsian Çela para "Ligjeve":

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, ka prezantuar këtë të martë Raportin përmbledhës, në lidhje me punën e bërë për vitin 2023 në Komisionin e ligjeve.

Kryeprokurori Çela u shpreh se janë dërguar në gjykatë 9652 çështje me akuzë ndaj 11401 të pandehurve. Në vitin 2023, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Vlorë.

Sa i përket Hartës së re Gjyqësore, Çela tha se Prokuroria e Përgjithshme mori të gjitha masat e nevojshme administrative dhe u arrit që zbatimi i  saj të kryhej me sukses.

“Gjatë kësaj faze është u koordinua dhe bashkëpunua me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Ministrinë e Drejtësisë. Çështja kryesore që mbetet të zgjidhet në kuadër të hartës së re gjyqësore lidhet me infrastrukturën. Nga ana jonë janë planifikuar disa masa që për realizimin e tyre kërkojnë angazhim ndërinstitucional.

Ka përfunduar detyra e projektimit nga Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Prokurorinë Tiranë, për ndërtimin e një godine të re akomodimi për të gjitha institucionet e sipërcituara”, tha Prokurori i Përgjithshëm.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH