Kryeministri Edi Rama ndodhet në New York, ku po bën një takim me me përfaqësuesit e 100 shoqatave të shqiptarëve të Amerikës, me ftesë të aktivistit të njohur shqiptar dhe kreut të Këshillit Kombëtar të Diasporës, Mark Gjonaj.
Gjatë fjalës së tij, ai ka thënë se imazhi i shqiptarëve kudo në botë ka ndryshuar, pasi ka ndikuar zhvillimi i turizmit në vendin tonë.
Sakaq, Rama ka prekur dhe çështjen e votës së diasporës, e cila sipas tij me procedurat në postë është bërë më e lehtë.
“Besoj që më e rëndësishmja e të gjithave është që të gjitha këto bashkë kanë sjellë që Shqipëria të ketë një tjetër pozicion në botë. Çdo kush që jeton jashtë, sot ka kokën lart kur thotë jam nga Shqipëria.
Gjithmonë e më shumë dëgjon njerëz që thonë duam të vizitojmë Shqipërinë ose jam në Shqipëri.
Falë dhe një impresioni pozitiv me përfaqësuesit e diasporës ne e kemi këtë ligj dhe të gjithë shqiptarët kanë të drejtën që përmes një sistemi të thjeshtë mund të regjistrohen dhe të vjen zarfi, shënon shprehjen e vullnetit tënd, mbyll zarfin dhe e dërgon. Në atë adresë, shënohet bashkia dhe kryebashkiaku në Shqipëri që voton”, tha Rama.