Aktualitet

Rama dhe dy ministrat e tij në UET për dhënien e titullit “Doctor Honoris Causa” gjeneralit Christopher G. Cavoli

Shkruar nga Liberale

Rama dhe dy ministrat e tij në UET për dhënien e titullit

Nga kryeministri i Shqipërisë, te ministrat e qeverisë së tij, e Ngarkua me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, dhjetëra figura publike, ish-presidentë, diplomatë, ushtarakë ishin të pranishëm në Universitetin Europian të Tiranës për të nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” komandantin Suprem të NATO-s.

Christopher G. Cavoli, i cili prej vitit 2022 mban detyrën e komandantit Suprem të NATO-s dhe Forcave Amerikane në Europë, u vlerësua nga UET për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare përmes lidershipit strategjik, përkushtimit ndaj bashkëpunimit transatlantik, inovacionit në strategjitë ushtarake dhe frymëzimit të gjeneratave të reja.

Universiteti Europian i Tiranës sheshoi kështu ndasitë duke bërë bashkë figura politike të krahëve të ndryshme. Përveç kryeminsitrit Edi Rama, i cili mbajti fjalën i tij gjatë ceremonisë, të pranishëm ishin edhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu. Nga kampi opozitar ishte nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë Lulëzim Basha, ish-presidenti Bamir Topi etj.

Rama dhe dy ministrat e tij në UET për dhënien e titullit

Në një mjedis akademik nuk mund të mungonin profesorët, rektorët e universiteteve partnere të UET të cilët morën pjesë në këtë titull të 18-të “Doctor Honoris Causa” që ky universitet jep gjatë dy dekadave të jetës së tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH