Kryeministri Edi Rama, ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. Kreu i qeverisë ka zgjedhur të urojë shkurt, përmes një postimi në Facebook ku shkruan: Gëzuar Kurban Bajramin.
Po ashtu në ditën e Kurban Bajramit, edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi të gjithë besimtarët myslimanë. Kreu i Shtetit përcolli mesazhin e tij nëpërmjet llogarive në rrjetet sociale Facebook dhe “X”.
“Kurban Bajrami është dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit, është festa e ngadhënjimit të sakrificës së sinqertë dhe besimit në Zot. Kurban Bajrami është dëshmi e pashtershme sesi sakrifica, durimi dhe dashuria i japin njerëzve paqen e tyre të brendshme dhe mposhtin egoizmin, urrejtjen dhe pangopësinë.
Uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për më shumë mirësi dhe gëzime në familjet e tyre! Gëzuar Kurban Bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e Zotit!”, shkruan Begaj.