Aktualitet

Qytetarët denoncojnë/ 253 shkelje të qarkullimit rrugor vetëm në një javë në Tiranë

Shkruar nga Liberale.al

Qytetarët denoncojnë/ 253 shkelje të qarkullimit rrugor

Policia Bashkiake e Tiranës ka raportuar një rritje të madhe të bashkëpunimit me qytetarët, që prej vënies në funksion të linjës së dedikuar në WhatsApp (+355 68 950 0030) për denoncimin e shkeljeve në qarkullimin rrugor.

Vetëm gjatë javës së fundit, janë regjistruar 253 denoncime, të cilat janë kategorizuar si më poshtë:

???? 94 raste të parkimeve të gabuara,
???? 78 ankesa për zënien e vendeve të parkimit të rezervuara për subjekte private,
???? 49 ankesa nga taksitë për bllokimin e hapësirave të tyre,
♿ 2 raste të zënies së vendeve të rezervuara për persona me aftësi të kufizuara.
Në 30 raste, shoferët larguan vetë automjetet pas denoncimit, pa ndërhyrjen e Policisë Bashkiake. Për rastet e tjera, strukturat e rendit urban kanë ndërhyrë menjëherë, duke marrë masat përkatëse sipas Kodit Rrugor.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH