Aktualitet

Ngjarja tragjike e çiftit shqiptar në SHBA, motra e Pajtim Krasniqit akuza kunatës

Shkruar nga Liberale
Ngjarja tragjike e çiftit shqiptar në SHBA, motra e Pajtim Krasniqit

Mediat amerikane kanë zbardhur detaje të reja nga ngjarja tronditëse e ndodhur  në Florida, ku burrë e grua me origjinë shqiptare u gjetën të pajetë në katin e 45-të të apartamentit ku banonin.

Sipas mediave amerikane Pajtim dhe Sabrina Krasniqi përkatësisht 34- dhe 27-vjeç u gjetën të vdekur në apartamentin e tyre.

Çifti nga Kosova të cilët jetonin në SHBA u gjëtën të vdekur me armë zjarri. Pas rindërtimit të skenës së krimit rezulton se ka qenë 27-vjeçarja e cila ka qëlluar me armë zjarri burrin dhe më pas i ka dhënë fund jetës.

“Nga hetimet është konstatuar se Sabrina Krasniqi ka qëlluar për vdekje disa herë bashkëshortin e saj. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre të përbashkët”, tha policia në një njoftim për media të premten, por nuk dha detaje për arsyet që mund të kenë çuar në këtë krim të dyfishtë.

Ndërkohë që edhe motra e Pajtimit, Albana, akuzonte kunatën për krimin e rëndë. Me anë të një statusi në rrjete sociale ajo shkruante se bashkëshortja e tradhtoi Pajtimin duke i marrë jetën.

“Festën e Falënderimeve nuk e kalova me burrin dhe fëmijët e mi. Nuk e kalova me miqtë e mi. Këtë ditë e kalova me policët, hetuesit dhe lajmet që flisnin për vrasjen e egër dhe të pakuptimtë të vëllait tim të vogël nga gruaja e tij.

Gruaja e Pajtimit zgjodhi t’ia merrte jetën vëllait tim, kur ajo e qëlloi me pesë plumba në kraharorin e tij. Personit të cilin i besonte kaq shumë, personin të cilin e zgjodhi të kalonte jetën edhe ia mori. Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo e shkatërroi familjen time. Unë dhe vëllezërit e motrat e mia nuk do të jemi më kurrë njësoj. Jam e tmerruar që nëna ime nuk do ta kalojë kurrë këtë. Të dua përgjithmonë Pajtim”, ka shkruar mes tjerash Albana Krasniqi.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH