Aktualitet

Qëllohet disa herë me thikë shqiptari në Athinë (EMRI)

Shkruar nga Liberale

Qëllohet disa herë me thikë shqiptari në Athinë (EMRI)

Shtetasi shqiptar Artur Mitro, me origjinë nga Berati, ka mbetur i plagosur pas një sulmi me thikë në zonën e pireut në Athinë.

Ngjarja ka ndodhur pas nje sherri në rrugë mes dy personash.

I plagosuri është goditur disa herë dhe është dërguar në spital, ku po merr ndihmën e parë.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje por nuk mundi të arrestojë autorin, i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Autoritetet po hetojnë për shkaqet e ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH