Punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës po ecin me ritme të shpejta dhe pritet që të përfundojnë në pranverën e vitit të ardhshëm.
Banorët e fshatit Akërni thonë se ky projekt ka ndikuar në dyfishimin e çmimit të pronave përreth aeroportit .
Sipas tyre prej nisjes së punimeve të aeroportit, ka pasur një interes në rritje nga qytetarë dhe sipërmarrës për blerje tokë apo banese.
Theksojmë se aeroporti i Vlorës parashikohet që të jetë më i madhi në Ballkanin Perëndimor dhe do të hapë rrugën edhe për fluturime transoqeanike për turistët
Sipas banorëve kjo do të ndikojë në rritjen e punësimit në zonë.