Aktualitet

PS rrëzon kërkesën e deputetit të PD: 2 orë pushim të premteve për punonjësit myslimanë

Shkruar nga Liberale

PS rrëzon kërkesën e deputetit të PD: 2 orë pushim

Mazhoranca ka kundërshtuar nismën e deputetit demokrat Lefter Gështenja, e cila kërkoi që ditën e premte besimtarët myslimanë të kenë 2 orë pushim për faljen e namazit.

Gështenja kishte propozuar gjithashtu që punëdhënësi i cili kishte më shumë se 50 punonjës të besimit mysliman, do të duhet të ndërtonte ambient të posaçëm për faljen e tyre.

Pra sipas Gështenjës, çdo besimtar duhet të kishte të drejtën që të merrte 2 orë pushim çdo të premte, me qëllim që të kishte mundësi që të falte namazin në Xhaminë më të afërt me vendin e punës.

"Punëdhënësi në kushtet kur ka më shumë se 50 punëtorë te besimit mysliman, do duhet te ndertojë dhe garantojë ambient të posaçëm për faljen e tyre. Punëdhënësi do dihet te garantoje dhe respektojë oraret e faljes së të punësuarve duke sipas njoftimeve paraprake të tyre.

Gjithashtu çdo i punësuar ka të drejtë të marr pushim 2 orë çdo të premte me qellim që të ketë mundësi të fal namazin në xhaminë më te afërt me vendin e punës", thuhej në nismën e deputetit Gështenja. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH