Aktualitet

Protestë para ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vjeçarit, gjyshi i Martin Canit: Ne u dogjëm, por mos të digjen të tjerët

Shkruar nga Liberale

Protestë para ministrisë së Arsimit për vrasjen e

Para godinës së Ministrisë së Arsimit po zhvillohet protesta pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në mes të Tiranës, ku 14-vjeçari, Martin Cani, u qëllua për vdekje nga një bashkëmoshatar i tij

Pjesëmarrës në protestë ishin edhe familjarë të tij. Protestës iu bashkua edhe babai i Martin Canit, Angel Cani ndërsa prezent është edhe gjyshi i 14-vjeçarit, i cili u shpreh se humbja e Martini është shumë e madhe, ndërsa bëri thirrje për drejtësi. Ndër të tjera ai iu drejtua qytetarëve duke u thënë “U dogjëm ne, të mos digjen dhe të tjerët”.

Ka qenë një humbje shumë e madhe që nuk po e përballojmë. Kërkoj që të vendoset drejtësia. Ka qenë fëmijë shembullor në shoqëri. Ne u dogjëm, mos të digjen edhe të tjerë. Do ta ndjek këtë çështje, ashtu siç ra Martini do të bie edhe unë.‘, tha gjyshi i 14-vjeçarit.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH