Disa qindra banorë të Krujës, Fushë-Krujës dhe Thumanës kanë nisur sërish një protestë, duke bllokuar aksin Thumanë-Kashar. Raportohet se pasur sërish përplasje mes tyre dhe forcave të policisë, që kanë tentuar të zhbllokojnë rrugën.
Duket si një skenar i ngjashëm me 3 protestat e mëparshme, ku qytetarët arrijnë të bllokojnë rrugën për disa minuta dhe më pas policia ndërhyn duke i larguar anash autostradës, duke zhbllokuar në këtë mënyrë qarkullimin e mjeteve.
Në mbyllje raportohet për një qytetar të lënduar lehtë nganpërplasjet e ditës së sotme. Pas 30 minutave protesta është mbyllur. Banorët kërkojnë akses në autostradën Thumanë Kashar. Sipas tyre, mungesa e ndërlidhjes së rrugës së vjetër me atë të re, i ka izoluar ata dhe bizneset. Banorët shprehen se po falimentojnë bizneset, ndërsa theksojnë se projekti fillestar nuk ka qenë ky që është zbatuar.
Kjo është protesta e 4-t që banorët e zonës zhvillojnë në këtë aks, duke kërkuar nga autoritetet që të respektojnë projektin fillestar, që parashikonte hyrje-dalje në rrugën e re, duke i dhënë akses banorëve që të ndërlidhin dy rrugët, atë ekzistuesen dhe autostradën e re.