Ditën e sotme do të mbahet në Tiranë protesta e thirrur nga Rithemelimi.Sipas Rithemelimit pjesëmarrja do të jetë masive, por duket se nuk do të ketë një organizim të mirëfilltë në lidhje me transportimin e protestuesve në kryeqytet.
Pjesëmarrësit do të vijnë në Tiranë me mjetet e tyre individuale.
Sa i përket pjesëmarrjes, nga gazetarët në terren bëhet me dije se nga Lushnja pritet të nisen rreth 1 mijë demokratë vetëm nga strukturat e PD.
Ndërkohë nga Shkodra pritet të mbërrijnë në kryeqytet rreth 600 persona, ndërsa nga Fieri rreth 700 anëtarë të strukturave të PD, me mjetet e tyre.
Anëtarja e Rithemelimit, Adriana Kalaja ka paralajmëruar mbrëmjen e djeshme në një intervistë në REport TV, se në tubimin e sotëm mund të ketë edhe trazira, duke mos përjashtuar mundësinë e hedhjes së gurëve ndaj godinës së Kryeministrisë.