Ka nisur me tensione protesta kombëtare e opozitës.
Ashtu sic e kishin paralajmëruar, protestuesit bllokuan disa akse rrugore, ndërsa në Rrugën e Elbasanit, ka pasur përplasje të qytetarëve me policinë.
Deputetët Flamur Noka dhe Xhelal Mziu janë parë pranë vendit ku ka ndodhur përplasja.
Në vendngjarje ka pasur edhe shumë policë dhe raportohet se janë shoqëruar disa persona.