Aktualitet

Probleme në kriterin e pasurisë. KPA shkarkon nga detyra prokuroren e Elbasanit Zena Lila

Shkruar nga Liberale

Probleme në kriterin e pasurisë. KPA shkarkon nga detyra prokuroren e

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në një seancë të mbajtur ditën e sotme (19 shtator), ka shkarkuar nga detyra prokuroren e Elbasanit, Zena Lila.

KPA i gjeti të pabazuar në ligj e në prova arsyetimin dhe konkluzionin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK lidhur me pasurinë e këtij subjekt rivlerësimi dhe vendosi shkarkimin e saj nga detyra.

Njoftim i plotë i KPA:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 8/2024, datë 06.03.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 729, datë 10.01.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Zena Lila.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

- Ndryshimin e vendimit nr. 729, datë 10.01.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Zena Lila.

- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH