Aktualitet

Prokuroria kërkon burg për të dhe Princ Lekën, reagon Elia Zaharia: Libri është miku më i mirë, ju ftoj në Panair!

Shkruar nga Liberale

Prokuroria kërkon burg për të dhe Princ Lekën, reagon Elia

Prokuroria kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj për Princ Lekën, 6 muaj për Elia Zaharinë dhe 1 vit për babanë e saj.

Prokuroria kërkon burg për të dhe Princ Lekën, reagon Elia

Dënimin më të lartë e ka Princ Leka, ndërkohë nëse të tre shpallen fajtorë, Prokuroria kërkon që dënimi t’iu konvertohet në shërbim prove. Të tre akuzohen për veprën penale “dhunë në familje” dhe u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Vendimi do jepet nga gjyqtarja Migena Laska dhe seanca është caktuar më datë 13 dhjetor.

Pas vendimit, Elia ka reaguar për Euronews Albania, por ka zgjedhur të mos komentojë këtë vendim.

“Unë jam mirë! Sot isha prezent pas çeljes së Panairit të Librit dhe do të jem për 3 ditë me radhë në ndjekje të përditshme", tha ajo. Por, përtej promovimit të aktivitetit një koment për vendimin?

"Unë sot pata kënaqësinë dhe privilegjin të prezantoj çeljen e panairit të 27 të librit.

Komenti që kam është që i ftoj të gjithë në këto 5 ditë feste në ngjarjen më të madhe kulturore në vend! Libri është miku më i mirë, të mundëson të jetosh shumë jetë.”

E pyetur sërish mbi vendimin e sotëm nga Prokuroria e Tiranës, Elia Zaharia tha se çështja është në gjykim ende.

“Më vjen keq, por nuk kam koment! Çështja është në gjykim e unë respektoj në heshtje procesin”, përfundoi Elia Zaharia.

Prokuroria kërkon burg për të dhe Princ Lekën, reagon Elia

Episodi i dhunës në familjen mbretërore u bë publik përmes një video në rrjet dhe gjithçka ndodhi brenda Pallatit Mbretëror në rrugën "Murat Toptani" pasditen e 5 marsit 2024. Ndërkohë, më 25 prill Gjykata e Tiranës vendosi zgjidhjen e kurorës martesore mes Princ Lekës dhe aktores së njohur. Leka Zogu ka pranuar nga ana e tij, që vajza 3-vjeçare të lihet nën kujdesin e nënës, Elia, për t’u përgjigjur për kujdesin dhe edukimin e saj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH