Aktualitet

Prezantohet në panairin e Parisit makina e parë ushtarake shqiptare, "Shota"

Shkruar nga Liberale
Prezantohet në panairin e Parisit makina e parë ushtarake shqiptare,

Prezantohet në panairin ndërkombëtar EUROSATORY që po mbahet në Paris, prototipi i parë i makinës ushtarake shqiptare “Shota”.

Shqipëria merr pjesë për herë të parë e përfaqësuar nga një kompani 100% shqiptare në këtë panair, ku marrin pjesë rreth 2 mijë kompani nga e gjithë bota.

"Ky konsiderohet një moment i rëndësishëm nga Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.Prezantohet në panairin EUROSATORY në Paris, prototipi i parë i makinës ushtarake shqiptare Shota. Një moment i rëndësishëm që shënon pjesëmarrjen e parë të Shqipërisë në këtë event të rëndësishëm ndërkombëtar dhe përfaqëson një arritje të madhe për industrinë tonë të mbrojtjes”, ka shkruar Peleshi.

Automjeti është i pajisur me një teknologji të avancuar dhe mund të përdoret në një gamë të gjerë operacionesh ushtarake dhe civile, përfshirë transportin e trupave, operacionet e shpëtimit dhe misionet e sigurisë. Qëllimi i krijimit të kësaj makine është fuqizimi i industrisë ushtarake shqiptare dhe jo vetëm.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH