Aktualitet

P*rdhunoi të miturën në Tiranë, arrestohet 22 vjeçari! Më 2020 plagosi me armë zjarri shokun

Shkruar nga Liberale

P*rdhunoi të miturën në Tiranë, arrestohet 22

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pa dëshirën e saj.

I riu, i identfikuar si Kevin Cungu, i cili është emër i njohur për policinë. 

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin Kevin Cungu 22 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal "Arrest në shtëpi", pasi dyshohet se në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pa dëshirën e saj."- njofton policia.

Sipas informacioneve, prej disa muajsh 22-vjeçari komunikonte me vajzën 15 vjecare. Këtë të fundit e ka bindur që të shkoj në banesën e tij. Aty e mitura nuk ka pranuar që të kryej marrëdhënie me Kevin Cungun, por ky i fundit dyshohet se e ka dhunuar dhe më pas përdhunuar atë.

Cungu është arrestuar në vitin 2021 për “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ai së fundmi kishte dalë me masën e sigurisë arrest në shtëpi.

Kujtojmë që në 11 Shtator 2020 Cungu plagosi me armë zjarri shtetasin Rexhep Xhekja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH