Aktualitet

Policia Rrugore me "dorë të hekurt", vendos 12 mijë gjoba brenda 1 jave, shoferë të arrestuar dhe të proceduar

Shkruar nga Liberale
Policia Rrugore me "dorë të hekurt", vendos 12 mijë

Gjatë javës së kaluar policia rrugore ka arrestuar dhe proceduar në gjendje të lirë 17 shtetas, për vepra penale të ndryshme, në fushën e qarkullimit rrugor.

Janë vendosur 11.910 masa administrative:

43 masa për xhama të zinj.

834 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

258 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.

476 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

35 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.

8409 masa për qëndrim të gabuar.

Pezullime dhe bllokime:

7 raste pezullimi për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

61 raste për tejkalim shpejtësie.

8 automjete u bllokuan, ndër të cilat 4 me targa të huaja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH