Aktualitet

Policia godet lojërat e fatit elektronike, arrestohet pronari

Shkruar nga Liberale

Policia godet lojërat e fatit elektronike, arrestohet pronari

Falë një operacioni të zhvilluar mbi bazën e inteligjencës policore dhe me qëllim goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, përfundoi me sukses operacionin “Rezultati”.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë tre persona: M. D., 21 vjeç, i cili ishte pronar i lokalit, si dhe dy klientët e tij, A. Z., 24 vjeç dhe Xh. Gj., 21 vjeç. Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit që menaxhohej nga M. D., u gjetën makina dhe pajisje celulare të përdorura për lojëra fati dhe baste sportive. Dy të arrestuarit e tjerë u kapën në momentin që po merrnin pjesë në aktivitetin e paligjshëm brenda lokalit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH