Aktualitet

Policia e Shtetit plan masash për protestën e opozitës! Rreth 1 mijë efektivë dalin në terren, bllokohen rrugët e kryeqytetit

Shkruar nga Liberale

Policia e Shtetit plan masash për protestën e opozitës! Rreth 1

Policia e shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës së opozitës e cila pritet të nisë në orën 17:00 dhe të zgjasë gati tre orë siç ka paralajmëruar Partia Demokratike.

Protesta e cila është akti i tretë i mosbindjes civile do të mbahet në Tiranë ku, pritet të bllokohen rrugët kryesore të kryeqytetit.

Ndërkohë bëhet me dije se rreth 1 mijë efektivë policie do të jenë të dislokuar në terren për mbarëvajtjen e protestës së opozitës.

Opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike do të protestojë sot, përmes mosbindjes civile duke bllokuar disa akse kryesore në Tiranë.

Forma do të jetë e njëjtë si herën e fundit, duke bllokuar disa rrugë përmes mosbindjes civile.

Sot bllokohen për të paktën 3 orë Rruga e Elbasanit, sheshi Wilson, aksi te Pallati me Shigjeta, rruga pranë Bashkisë së Tiranës dhe rreth rrotullimi i Zogut të Zi.

Opozita kërkon krijimin e një qeverie teknike për të organizuar zgjedhjet parlamentare 2025.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH