Aktualitet

Policia e Shtetit me makina të reja "fringo, mjetet luksoze të sekuestruara do të përdoren nga efektivët 

Shkruar nga Liberale
Policia e Shtetit me makina të reja "fringo, mjetet luksoze të

Policia e Shtetit me makina të reja "fringo, mjetet luksoze të sekuestruara do të përdoren nga efektivët 

Automjetet luksoze që i janë sekuestruar pjestarëve të organizatave kriminale do të kalojnë në pronësi të Policisë së Shtetit dhe do të përdoren nga efektivët.

Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm Taulant Balla.

“Mjetet luksoze të cilat përdoreshin nga anëtarë të organizatave kriminale, të konfiskuara, apo edhe të sekuestruara, do t’i kalojnë Policisë së Shtetit për të përmbushur nevojat e saj.

Mjetet e shpejta do të përdoren nga Policia Rrugore, ndërsa mjete të tjera do t’i kalojnë Repartit RENEA për operacionet e tyre”.

Ndërkohë që prona të konfiskuara të krimit apo korrupsionit do të përdoren nga shteti për nevoja të caktuara dhe nuk do të nxirren në ankand.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH