Aktualitet

"Policët rrahin gratë e fëmijët në shtëpi", Milaim Zeka thirrje qeverisë: Vendoseni policet të trajtojnë dhunën në familje

Shkruar nga Liberale
"Policët rrahin gratë e fëmijët në
Milaim Zeka

Gazetari Milaim Zeka ka folur sot për dhunën në familje, duke u ndalur veçanërisht tek rasti i 41-vjeçares, Bedrie Loka, e cila u vetëvra pak ditë më parë  në Durrës. 

Ai i bën thirrje qeverisë që në polici trajtimin e dhunës në familje ta bëjnë policet gra dhe jo meshkujt, pasi sipas tij ata e pëlqejnë dhunën.

Zeka u shpreh se policët shqiptarë ashtu dhe kosovarë ushtrojnë dhunë ndaj grave dhe fëmijëve të tyre në shtëpi.

“I bëj thirrje ministrit Balla duhet urgjentisht në polici, trajtimin e dhunës në familje, ta bëjnë policet femra, jo meshkujt. Unë kam plot raste në Shqipëri dhe Kosovë kur femrat vijnë e më thonë që isha në polici dhe polici më tha hajd mo shko tek shtëpia, tek burri jot se mirë ta ka bërë. Domethënë ne e pëlqejmë dhunën.

Meshkujve policë nuk i bën përshtypje se i fut shpullë fëmijës në rrugë, aty tek Blloku para të gjithë njerëzve. Ata përjetojnë orgazëm, pjesa dërmuese e policëve në Shqipëri dhe Kosovë përdorin vetë dhunë ndaj grave dhe fëmijëve të tyre, mos flas për dhunën psikologjike që ajo është 24 orë në ditë”, u shpreh Zeka për "Wake Up". 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH