Aktualitet

Po vizitonte Butrintin, humb jetën papritur shtetasi gjerman

Shkruar nga Liberale

Po vizitonte Butrintin, humb jetën papritur shtetasi gjerman

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mesditën e sotme më parë në Parkun Kombëtar të Butrintit, ku një shtetas i huaj që po vizitonte zonën me një grup turistësh është ndjerë keq papritur.

Menjëherë pas shqetësimeve të para, është njoftuar ambulanca e Sarandës, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe e ka transportuar shtetasin gjerman drejt spitalit. Fatkeqësisht, gjendja e tij është përkeqësuar gjatë rrugës dhe ka ndërruar jetë pak para mbërritjes në spital.

Sipas burimeve nga personeli mjekësor, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një atak kardiak, nga temperaturat e larta që kanë përfshirë zonën këto ditë.

Aktualisht trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit të Sarandës dhe pritet të dërgohet për ekspertizë mjeko-ligjore në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH