Aktualitet

"Po të ketë shkëlqim dhe aktrim ajo...", avokat Ngjela zbulon kush do ta fitojë Big Brother Vip 3

Shkruar nga Liberale

"Po të ketë shkëlqim dhe aktrim ajo...", avokat Ngjela

Avokati Spartak Ngjela, ka analizuar lojën e banorëve të shtëpisë së famshme "Big Brother VIP 3".

Ai u shpreh në “Breaking” në Top News, se Juli është i saktë në artikulim, ndërsa Romeon sipas tij e ndjek hija e vëllait. Por Rike Roçin, Ngjela e sheh si fituese të këtij edicioni. 

“Ata që vijnë nga aktrimi, janë më mirë se të tjerët. Jul Deda është mirë në artikulim, Romeo nuk i ka të qarta idetë. Ka dhe një defekt, ka një hije që e përndjek. Ka qenë vëllai dikur atje. Këta nuk e njohin kritikën e skenës. Nëse një aktor imiton një aktor tjetër të madh, ka hijen e tij brenda.

Ka hijen e vëllait që e godet, se edhe i ngjan. Kjo të ulë pikët, e godet për fitoren. Rike Roçi dhe Egla kanë sens aktorial. Janë disa me sens aktorial atje. Do të vijojë Roçi se ka bukuri sensuale. Lidhet me aktrimin, duhet të ketë pasur eksperiencë në aktrim. Po të ketë shkëlqim ajo dhe të ketë risi në të folur, mund ta fitojë”-tha Ngjela.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH