Aktualitet

Plas sherri në Kavajë, burrin e qëllojnë me  thikë në krah, niset me urgjencë në spital

Shkruar nga Liberale

Plas sherri në Kavajë, burrin e qëllojnë me  thikë

Një plagosje me thikë raportohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shtetasi I. K, 55 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas tjetër, ka mbetur i dëmtuar me thikë dhe është dërguar në spital. 

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i Policisë: 

Kavajë

Rreth orës 10:30, në lagjen nr. 5 Kavajë, dyshohet se shtetasi I. K, 55 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas të pa njohur, ka mbetur i dëmtuar me thikë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH