Aktualitet

Plas sherri mes adoleshentëve në Tiranë, 15-vjeçari i ngul thikën në këmbë bashkëmoshatarit

Shkruar nga Liberale

Plas sherri mes adoleshentëve në Tiranë, 15-vjeçari i ngul

Dy nxënës 15 vjeçarë të shkollës "Qemal Stafa" në Tiranë janë përfshirë në një sherr ditën e sotme. Dy adoleshentët janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive ende të paqarta, duke degjeneruar deri në përdorimin e thikës.

Si pasojë ka mbetur i plagosur në këmbë njëri prej djemve, i cili është dërguar në spital. Ndërkohë Policia po punon për kapejn e autorit 15 vjeçar.

Tiranë/Informacion paraprak:

Më datë 08.01.2024, në Rrugën e Durrësit, në ambientet e shkollës "Qemal Stafa", janë konfliktuar dy nxënës shkolle, të moshës 15 vjeç. Gjatë konfliktit është dëmtuar lehtë në këmbë, me mjet prerës, njëri prej tyre.

Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH