Aktualitet

Plas grushti në Sarandë, 4 persona konfliktohen me thika me njëri-tjetrin

Shkruar nga Liberale
Plas grushti në Sarandë, 4 persona konfliktohen me thika me

Një konflikt i dhunshëm është shënuar mes katër personave në qytetin e Sarandës. Ngjarja ndodhi më 14 qershor 2025 në rrugën “Skënderbeu”, ku shtetasit A. K., J. K., E. Z. dhe R. M. u konfliktuan me grushte dhe sende të forta, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet edhe një mjet prerës.

Policia ka proceduar penalisht 4 personat e përfshirë në konflikt dhe familjarin e njërit prej tyre, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë).

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. K., 27 vjeç, J. K., 25 vjeç, dhe E. Z., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 14.06.2025, në rrugën “Skënderbeu”, janë konfliktuar me njëri- tjetrin, me grushte dhe sende të forta, për motive të dobëta.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin R. M., 68 vjeç, banues në Sarandë, familjar i njërit prej shtetasve të përfshirë në konflikt, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë).”- njofton policia.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të sherrit.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH