Aktualitet

Plas grushti mes shoferëve në Vlorë, ja çfarë u bë shkak

Shkruar nga Liberale

Plas grushti mes shoferëve në Vlorë, ja çfarë u

Në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë ka ndodhur një përplasje mes disa personave pasditen e sotme. 

Raportohet se shkak është bërë pasi disa prindër kanë ndaluar për të marrë fëmijët që po dilnin nga shkolla, duke krijuar trafik.

Dhe mesa duket disa shoferë janë shqetësuar nga kjo situatë, kanë dalë nga mjeti dhe kanë nisur debatin me qytetarët që po prisnin të merrnin femijët.

Mësohet se sherri mes shoferëve, fillimisht ka nisur me fjalë, ndërsa më pas ka degruaduar në sharje dhe përplasje fizike.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka bërë të mundur shuarjen e sherrit dhe zhbllokimin e rrugës për kalimin e mjeteve. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH