Një plagosje me thikë është regjistruar në afërsi të zonës së quajtur Trekëndëshi në Korçë.
Raportohet se ka mbetur i dëmtuar një shtetas i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë priten detaje të tjera në vijim për motivin dhe autorët, teksa policia ka identifikuar autorin e ngjarjes.
Mësohet se i dyshuar është Ilia Cani i cili është larguar nga vendngjarja pas plagosjes.