Policia ka zbardhur ngjarjen e të martës në Tropojë ku mbeti i plagosur me thikë një 23-vjeçar.
Autoritetet kanë arrestuar një 18-vjeçar, i cili dyshohet se ka goditur me thikë 23-vjeçarin, gjatë konfliktit për motive të dobëta.
Po ashtu u arrestua edhe një 21-vjeçar, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.
Procedohet në gjendje të lirë edhe 23-vjeçari i plagosur pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Ndërkaq u sekuestrua thika e dyshuar e përdorur për plagosjen, sasia e lëndës narkotike dhe 2 automjetet e shtetasve të përfshirë në konflikt.