Aktualitet

Plagosi turistin gjerman në këmbë dhe kurriz, arrestohet drejtuesi i gomones në Vlorë (EMRI)

Shkruar nga Liberale
Plagosi turistin gjerman në këmbë dhe kurriz, arrestohet

Drejtuesi i skafit, i cili plagosi ditën e djeshme një turist gjerman në Gjipe, është arrestuar sot nga policia. 

Krenar Velaj raportohet se ka përplasur me skaf turistin duke i shkaktuar plagë në kurriz dhe këmbë, teksa ai po bënte zhytje në afërsi të skafit.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur jashtë zonës së sigurisë, ndërsa drejtuesi i skafit akuzohet për plagosje.

Turisti u dërgua me helikopter në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.

“Në vijim të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në vendin e quajtur Gjiri i Gjipesë, Dhërmi, Himarë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, shtetasin K. V., banues në Orikum.

Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar një mjet lundrues (gomone), ka goditur në det me pjesën e përparme të gomones, shtetasin D. S., 46 vjeç, banues në Gjermani, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës.“, njofton policia.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH