Është arrestuar 17-vjeçari që plagosi me thikë brenda gjimnazit “Mustafa Hoxha” një bashkëmoshatar, në Cakran të Fierit.
Konflikti midis shtetasve të mitur ka nisur pasi shtetasi i dëmtur Xhafaj, pretentonte se autori i dyshuar, shtetasi shpërndante në rrjetet sociale fotografi të tij. I plagosuri aktualisht ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin e mitur, B. D., 17 vjeç, për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.