Aktualitet

Plagoset me thikë 13-vjeçari në Tranë, po luante me shokun në oborrin e shkollës

Shkruar nga Liberale

Plagoset me thikë 13-vjeçari në Tranë, po luante me shokun

Një 13-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi ishte duke luajtur me një shok në oborrin e shkollës “1 Qershori", në Tiranë

Sipas policisë i mituri është plagosur me mjet të mprehtë, teksa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak:

Më datë 11.01.2024, në oborrin e shkollës “1 Qershori”, duke luajtur me një bashkëmashatar, është dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, një 13-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

13-vjeçari tjetër është shoqëruar në komisariat, në praninë e prindërve, për sqarime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH