Aktualitet

Piu kafe në lokal dhe papritur u shemb në tokë, ndërron jetë burri në Pogradec

Shkruar nga Liberale

Piu kafe në lokal dhe papritur u shemb në tokë, ndërron

Një person ka ndërruar jetë papritur mëngjesin e sotëm, sapo ka dalë nga një lokal në qendër të qytetit të Pogradecit. 

Policia bën me dije se 80-vjeçari ka qenë duke pirë kafe në një lokal ndërsa nuk është ndjerë mirë dhe është çuar drejt banesës së tij.

Fatkeqësisht ai nuk ia ka dalë pasi është rrëzuar në tokë vetëm pak metra larg lokalit, duke ndërruar jetë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa trupi do të çohet në morg për ekspertizën mjekoligjore që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH