Aktualitet

Pësoi hemoragji cerebrale, poeti AGIM DOÇI vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore në spital

Shkruar nga Liberale
Pësoi hemoragji cerebrale, poeti AGIM DOÇI vijon të jetë

Poeti i njohur, Agim Doçi vijon të ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Shërbimin Neurovaskular në qendrën spitalore universitare Nënë Tereza. Kjo pasi një ditë më parë ai pësoi hemorragji cerebrale në kokë.

Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e poetit Agim Doçi, vijon të jetë e njëjtë pa asnjë lloj përmirësimi të dukshëm.

Po sipas të njëjtave burime, thuhet se poeti u hospitalizua në orët e para të mëngjesit të të shtunës (22 qershor) në Qendrën Stroke, QSUT pasi shfaqi çrregullim të të folurit dhe pamundësi në ruajtjen e ekuilibrit.

Agim Doçi, nga Spitali i Pogradecit ku kishte ndodhur goditja u soll drejt QSUT me autoambulancë, ku u prit nga stafi mjekësor më në krye drejtoreshën e QSUT, Alma Cani.

Aktualisht ai po mbahet në monitorim nga mjekët neurokirurg dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH