Reshjet e dëborës me intensitet të lartë kanë nisur mbrëmjen e sotme në qytetin e Peshkopisë.
Përgjatë ditës pati reshje shiu dhe pas orës 15:30 nisën reshjet e dëborës me intensitet të lartë.
Raportohet se në zonën e Kalasë së Dodës, trashësia e dëborës arrin deri në 30 centimetra.
Gjithashtu edhe në bypassin e Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit raportohet se kanë nisur reshjet e dëborës, por pa pasoja në qarkullimin e automjeteve.