Aktualitet

Përplasi për vdekje kalimtarin në Vorë, arrestohet shoferi 33-vjeçari

Shkruar nga Liberale

Përplasi për vdekje kalimtarin në Vorë, arrestohet shoferi

Policia e Tiranës se ka arrestuar një 33-vjeçar, pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Vorë.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 03:00 të ditës së sotme në hyrje të qytezës pranë kryeqytetit.

“Arrestohet F. K., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi sot, rreth orës 03:00, në hyrje të Vorës, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas ende të paidentifikuar (endacak)”, njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH