Aktualitet

Përplasen "kokë më kokë" mjetet në Elbasan-Librazhd, katër të plagosur

Shkruar nga Liberale

Përplasen "kokë më kokë" mjetet në

Përplasen "kokë më kokë"mjetet në Elbasan-Librazhd, katër të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”. Mësohet se dy automjete janë përplasur dhe për pasojë janë lënduar katër persona. Të lënduarit janë transportuar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Elbasan/Informacion paraprak:

Rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin K. R., 36 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin O. L., 33 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar 4 pasagjerë që udhëtonin në këto dy automjete, të cilët po marrin asistencë mjekësore, në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH