Aktualitet

Përmbyset zetori, humb jetën burri në Dropull teksa punonte tokën

Shkruar nga Liberale

Përmbyset zetori, humb jetën burri në Dropull teksa punonte

Një 72-vjeçar ka humbur jetën, pasi ishte duke punuar tokën pas përmbysjes së mjetit bujqësor, zetor.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Glinë të Dropullit në Gjirokastër pasditen e së hënës. Sipas policisë, zetori u përmbys teksa 72-vjeçari me iniciale H.G. ishte duke punuar tokën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH