Aktualitet

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Janullatos, Kryepeshkopi futet në intubim

Shkruar nga Liberale

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Janullatos, Kryepeshkopi

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Anastas Janullatos. Sipas Kishës Ortodokse, Kryepeshkopi Shqipërisë, Anastas, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar.

Janullatos, u transportua nga Tirana në një spital të Athinës disa ditë më parë.

“Gjendja shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, z. Anastas, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar”, njoftohet nga Kisha Ortodokse.

Kujtojmë se Kryepeshkopi Anastas Janullatos u transferua më 3 Janar nga Tirana në spitalin “Evangelismos” në Athinë me një avion të Forcave Ajrore të Greqisë.

Kryepeshkopi 95-vjeçar, i cili kishte shfaqur simptoma të virusit ditët e fundit, u shtrua fillimisht në një spital privat në Tiranë më 30 Dhjetor. Por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, gjë që solli vendimin për transferimin e tij në Greqi për të marrë kujdes të specializuar mjekësor.

Janullatos është vizituar në spital nga zyrtarë dhe ministra grekë, si dhe ambasadorja shqiptare atje, Luela Hajdarga.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH