Aktualitet

Përfshihen nga flakët zyrat e IKMT dhe godina e zjarrfikëses në Fier

Shkruar nga Liberale

Përfshihen nga flakët zyrat e IKMT dhe godina e zjarrfikëses

Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në ambientet e zyrave të IKMT dhe godinës së zjarrfikëses në Fier.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në njërën prej zyrave.

Punonjësit janë larguar nga zyrat dhe kanë njoftuar shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia e cila po heton rrethanat e shkaqet e rënies së zjarrit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH