Aktualitet

“Përdorimi i femrave në role dytësore”, kreu i SPAK: Bandat kriminale, grupe deri në 25 persona! Një biznes shqiptar arriti..

Shkruar nga Liberale

“Përdorimi i femrave në role dytësore”, kreu i SPAK:

Kreu i SPAK, Altin Dumani ishte sot në Komisionin e Ligjeve ku ka paraqitur raportin për punën e Prokurorisë së Posaçme përgjatë vitit 2023. 

Mes të tjerash ai foli për grupet kriminale në vend dhe veçoritë e tyre.

“Disa prej veçorive, anëtarësi 15-25 personash, aktivitet polikriminal, dhuna për kontroll, përfshirje e femrave në pozicione dytësore, konvertim i parave në kriptovaluta, vrasje me pagesë. Operojnë përmes callcenterave, mashtrojnë shtetas të huaj. Bashkëpunimi me bizneset për pastrimin e parave.

Një rast një biznes shqiptar bashkëpunoi për t’i dhënë akses përfaqësues të mafias ndërkombëtare të integronte të ardhurat kriminale në sektorin bankar për shtresëzimin e transfertave që pastaj do të transferoheshin jashtë, por bashkëpunimi shumë i mirë me bankat e nivelit të dytë, bëri që ky operacion i grupeve kriminale të dështonte”, u shpreh Dumani. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH