
Dalin përpara Gjykatës zyrtarët e Universitetit Bujqësor që dyshohen se kanë kryer korrupsion dhe kanë manipuluar tendera publikë.
Togat e zeza të Gjykatës do t’i njohin 23 personat nën akuzë me verifikimin e kushteve të masës së sigurisë, por përjashtim bën pronari i shoqërisë “Krijon shpk”, Piro Zoga, i cili është në arrati.
Prokuroria e Posaçme i kishte vënë nën përgjim dy zëvendësrektorët e UBT, Romina Koto dhe Ilir Kapaj, si dhe administratorin Edmond Tërthorja.
Për dy të parët prokuroria kishte kërkuar detyrim paraqitje kurse për administratorin, arrest në burg.
Pas zbardhjes së tabulateve të telefonatave, organi i posaçëm i akuzës arriti në konkluzionin se ata kishin bashkëpunuar për të paracaktuar fituesit e tenderave.
Bëhet fjalë në total për 9 tendera në vlerën e 90 mln lekë, procedura prokurimi të zvilluara në vitin 2022. Në këto kushte ata dyshohet se kanë kryer veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.
Kanë qenë tre shoqëri të cilat kanë përfituar nga kjo skemë, Krijon shpk, Zero Grup shpk dhe Malvina Visoka.
Ndërsa zyrtarët sipas SPAK, kanë fryrë faturat për shërbime të universitetit, ku përfshihen ndërtime laboratorësh.
Në total janë lëshuar 24 flete arreste, ku për 5 prej tyre është vendosur masa arrest ne burg, 10 arrest shtepie dhe 9 të tjerë në detyrim paraqitje. Mbetet per tu parë nëse Gjykata e Posaçme do të caktojë po të njëjta masa apo jo.