Shqipëria pozicionohet e 43-të, sikurse në pozita të ngjashme ndodhen vendet e tjera në rajon
Sipas Indeksit Global të Pasaportave klasifikimi për vitin 2025, sistemit Henley që 193 rendit pasaporta nga e gjithë bota në bazë të mundësive që ato ofrojnë për qytetarët e tyre për të udhëtuar pa viza ose me viza në mbërritje, Singapori është vendi me pasaportën më të fuqishme në botë.
Shqipëria në raportin e vitit 2025 mban vendin e 43-të në botë dhe ndan pozita të ngjashme me vendet e tjera të rajonit. Mali i Zi dhe Bosnja pozicionohen shumë pranë por pas Shqipërisë, ndërsa Serbia mban vendin e 34-ët në botë.
Ky indeks analizon pasaportat e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, si dhe gjashtë territoreve të tjera, si Tajvani, Makao, Hong-Kongu, Kosova, territoret palestineze dhe Vatikani.
Indeksi përditësohet vazhdimisht gjatë vitit, duke mbledhur të dhëna në kohë reale nga monitorimi i portaleve të qeverive të shteteve për informacion mbi politikën rreth vizave dhe mundësitë e udhëtimit.
Pasaportat më të fuqishme për vitin 2025
1. Singapor (195 destinacione)
2. Japonia (193)
3. Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Finlanda, Koreja e Jugut (192)
4. Austria, Danimarka, Irlanda, Luksemburgu, Holanda, Suedia, Norvegjia (191)
5. Belgjika, Zelanda e Re, Portugalia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar (190)
6. Greqi, Australi (189)
7. Kanada, Poloni, Maltë (188)
8. Hungari, Çeki (187)
9. Estonia, Shtetet e Bashkuara (186)
10. Lituani, Letoni, Slloveni, Emiratet e Bashkuara Arabe (185)