Aktualitet

Pas fitores së Trump, SHBA ripohon mbështetjen për institucionet e drejtësisë! Zbardhet takimi i Nancy VanHorn me kryeprokurorin Çela

Shkruar nga Liberale

Pas fitores së Trump, SHBA ripohon mbështetjen për institucionet

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Oslian Çela.

Mes tyre është diskutuar edhe për rëndësinë e të pasurit institucione të pavarura që veprojnë me integritet.

Ambasada e SHBA në vendin tonë thotë se VanHorn ripohoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për institucionet e pavarura të Shqipërisë në përpjekjen e tyre për të dhënë drejtësi për popullin shqiptar.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela për të diskutuar mbi punën e Prokurorisë së Përgjithshme, përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e shtetit të së drejtës, duke theksuar rëndësinë e të pasurit institucione të pavarura që veprojnë me integritet dhe transparencë. Znj. VanHorn ripohoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për institucionet e pavarura të Shqipërisë në përpjekjen e tyre për të dhënë drejtësi për popullin shqiptar”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH