Aktualitet

Pas dy ditësh të mbyllura, rihapen pikat kufitare me Greqinë, radhë kilometrike e kamionëve në Kapshticë

Shkruar nga Liberale

Pas dy ditësh të mbyllura, rihapen pikat kufitare me Greqinë,

Hapen pikat kufitare me Greqinë pas dy ditësh të mbyllura, për shkak të grevës së sindikatave.

Për shkak të kësaj ndërprerje, pas hapjes ka pasur fluks të lartë udhëtarësh në Kapshticë.

Aktualisht situata paraqitet normale në pikën kufitare Kakavijë, ndërsa në Kapshticë është krijuar radhë kilometrike e kamionëve që presin për të kaluar në vendin fqinj.

Mësohet se autoritetet shqiptare, në varësi të fluksit do të alternojnë sportelet.

Prej datës 2 Prill si shkak i grevës në palën greke në doganën e Kakavijës ishte bllokuar lëvizja e autoveturave, autobusëve dhe kamionëve të mallrave, ndërsa janë lejuar të qarkullonin vetëm qytetarët pa bagazhe.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH